Hazard: Cole më bindi për Chelsean

dardanmiftari | Sunday, July 08, 2012 | 0 Komente

Transferi i ri i Chelseat, Eden Hazard, ka pranuar se Joe Cole e ka bindur atë që të kalojë te Chelsea.

“Joe Cole më ka thënë gjërat që mi ka thënë edhe Lukakku. Ai më tha se është klub i madh dhe se duhet të shkoj sa më shpejt. Mos më keqkuptoni, nuk po them se kam ardhur këtu vetëm pse Joe Cole më tha, por ishte mirë të dëgjoj prej tij këtë”.

“Unë jam shumë i lumtur që jam te Chelsea, mendoj se edhe Cole do të jetë. Unë u takova për herë të parë me të sezonin e kaluar dhe ai është djalosh i mirë dhe jam i sigurtë se do të flasim përsëri në takimin tonë të radhës si kundërshtar”, potencoi Hazard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...