Huntelaar dëshiron ta harrojë Euro 2012
Sulmuesi holandez, Klaas-Jan Huntelaar, nuk dëshiron ta kujtojë pjesëmarrjen zhgënjyese të kombëtares së tij në Euro 2012.
Tulipanët humbën të tria ndeshjet në Grupin B duke u eliminuar që në këtë fazë, ndërsa pa filluar kampionati konsideroheshin favoritë për ta fituar turneun.
“Ne nuk luajtëm mirë bashkë dhe u eliminuam menjëherë që në fazën grupore”.
“Ishte një zhgënjim i madh, sidomos për faktin se pritej shumë nga ne; edhe unë prisja”.
“Gjatë pushimeve të mia, shumë shpejtë e mbylla librin rreth Kampionatin Evropian. Për mua, tashmë i takon të kaluarës”, ka deklaruar 28-vjeçari për Voetbal International.
Category: Futboll
0 Komente