Oscar: Do të luaj ku të kërkojë trajneri
Transferi i ri i Chelseat, Oscar, i ka thënë trajnerit Roberto Di Matteo se është i gatshëm të luajë në cilëndo pozitë që ai e cakton.
Futbollisti braziliani kaloi në Stamford Bridge për 25 milionë funte nga Internacionali dhe dëshiron të luajë rol të rëndësishëm në sezonin e Bluve.
“Kjo është një ëndërr për mua. Pas Olimpiadës do të flas me menaxherin. Jam i gatshëm të bëj çfarëdo që ai kërkon nga unë”.
“Te Internacionali kam luajtur në disa pozita të ndryshme, prandaj nuk e kam problem përshtatjen”, u ka thënë Oscar gazetarëve.
Category: Futboll
0 Komente