Iniesta sulmon Mourinhon

dardanmiftari | Thursday, July 05, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka akuzuar Jose Mourinhon pas kritikave të trajnerit të Real Madridit për stilin e lojës së Spanjës në Euro 2012.

Mourinho e quajti taktikën e Del Bosques pas sulmues si ‘sterile’ pas barazimit ndaj Italisë në ndeshjen hapëse, kurse Iniesta pasi fitoi trofeun i ka ndarë dy fjalë për teknikun portugez.

“Mourinho është oportunist, ai mezi e priti barazimin ndaj Italisë. Të komentosh mbi këto kritika është humbje kohe. Ne e fituam turneun me këtë sistem dhe me këta lojtarë, kështu që kjo është diçka që nuk duhet të harrojmë”, është shprehur Iniesta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...