Lampard: Të mos kënaqemi me suksesin e sezonit të kaluar

dardanmiftari | Saturday, July 14, 2012 | 0 Komente

Mesfushori anglez, Frank Lampard, është i vetëdijshëm se Chelsea do ta ketë vështirë t’i kalojë sukseset e sezonit të kaluar, megjithatë ka thënë se Blutë nuk duhet të ngopen me atë që arritën në sezonin 2011/2012.

“Forma jonë në ligë nuk ishte aq e mirë në sezonin e kaluar, nuk ishim të qëndrueshëm sa duhej dhe kjo është diçka që duhet ta rregullojmë”.

“Duhet që triumfin në Ligën e Kampionëve dhe në Kupën FA ta marrim si platformë për të kërkuar më shumë e jo të mbështetemi në të dhe të mos shkaktojmë presion si klub”.

“Jam i sigurt se me personelin që kemi këtu, transferimet e reja dhe me mënyrë si po udhëhiqet ky klub, ne do të vazhdojmë të përpiqemi për më shumë”, ka thënë Lampard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...