Villa mezi pret fillimin e përgatitjeve parasezonale

dardanmiftari | Saturday, July 14, 2012 | 0 Komente

David Villa është shprehur mjaft i lumtur që do të kthehet në fushën stërvitore pas lëndimit që e mbajti një kohë të gjatë jashtë fushe.

Sulmuesi spanjoll theu këmbën në dhjetorin e kaluar duke munguar në pjesën e mbetur të sezonit të Barcelonës dhe po ashtu nuk mundi t’i gëzohet triumfit të Spanjës në Euro 2012.

“Mezi pres përfundimin e pushimeve të mia”.

“Kalova shqyrtimin me mjekët dhe tash duhet ta harroj lëndimin dhe të stërvitem me pjesën tjetër të skuadrës, jo ndaras nga ata, siç ishte më parë”, ka thënë Villa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...