Podolski shpreson në qëndrimin e Van Persie
Transferi i ri i Arsenalit, Lukas Podolski, shpreson që Robin van Persie të vazhdojë karrierën në Emirates.
Sulmuesi gjerman iu bashkua Topçinjve këtë verë nga Koelni, ndërsa pohon se do të ishte e mrekullueshme që të luante krahas sulmuesit holandez, i cili ende nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me Arsenalin.
“Mund të them që Van Persie ka pasur një rekord të jashtëzakonshëm në sezonin e kaluar dhe shpresoj të ketë një mënyrë që ai të mbetet te Arsenali”.
“Do të ishte e shkëlqyer të luaja me të, por padyshim se kjo nuk është nën kontrollin tim”, ka thënë 27-vjeçari për ESPN.
Category: Futboll
0 Komente