Lucas: Ose Interi, ose Reali

dardanmiftari | Sunday, July 08, 2012 | 0 Komente

Asi i Sao Paulos, Lucas, ka pranuar se ai nuk qëndron indiferent ndaj spekulimeve dhe se e di që Interi dhe Real Madridi e kërkojnë atë me ngulm.

“Nuk mund të them se do të qëndroj në Brazil deri në vitin 2014, sepse kjo është kohë e gajtë dhe askush se di çfarë do të ndodhë nesër. Unë jam i lumtur te Sao Paulo dhe dua që të kthej ekipin në Copa Libertadores dhe të fitojmë atë trofe”.

“Unë nuk jam i fiksuar pas largimit. Kur të vijë koha të largohem, unë do të ulem me familjen dhe të shoh cila është gjëja më e mirë për mua. Por, sa herë shkoj në internet shoh se Interi dhe Real Madridi janë të gatshëm të paguajnë shumë para për mua. Sigurisht, kjo ju bën të mendoni. Por, unë nuk po lejoj që kjo të ma marrë mendjen, jam i qetë dhe me këmbë në tokë sa i përket kësaj”, është shprehur Lucas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...