Lucio i ngazëllyer me kalimin te Juve

dardanmiftari | Thursday, July 05, 2012 | 0 Komente

Përforcimi i ri i Juventusit, Lucio, thotë se ai mezi pret të fillojë një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën bardhezi.

34-vjeçari brazilian nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me Juventusin, pasi u lejua të largohet nga Interi.

“Jam i lumtur, është një përvojë e re, një kapitull i ri në jetën time dhe mezi pres këtë sfidë. E kaluara do të qëndrojë me mua, por unë synoj të shijoj sukses përsëri”.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është sot dhe nesër. E djeshmja tashmë është histori dhe besoj se motivimi duhet të jetë i duhuri”.

“Juventusi gjithmonë ka qenë një skuadër e fuqishme. E kam thënë edhe kur për të parën herë erdha në Italia se Juve gjithmonë do të mbetet Juve”, ka thënë Lucio për Juventus Channel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...