Maradona: Spanja më e mira në histori

dardanmiftari | Tuesday, July 03, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, beson se Spanja është bërë një fuqi e mposhtur në futbollin ndërkombëtar.

Djelmoshat e Vicente del Bosque mposhtën Italinë me rezultat 4-0 në finalen e Euro 2012 të dielën për të siguruar titullin e tretë radhazi në një garë të madhe, e para herë që një vend arrin një sukses të tillë.

“Spanja dëshmoi qartë se ata nuk janë vetëm ekipi më i mirë në botë por po ashtu mund të jenë edhe ekipi më i mirë që ndonjëherë ka luajtur futboll”.

“Askush nuk mund ta mposhtë këtë makineri spanjolle. Cristiano Ronaldo u përpoq me Portugalinë dhe spanjollët ia mbyllën gojën. Pirlo u përpoq dhe spanjollët e mbuluan me katër lojtarë ndonjëherë”, ka shkruar Maradona në kolumnen e tij për Times of India.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...