Prandelli: Balotelli duhet t’i pranojë disfatat

dardanmiftari | Tuesday, July 03, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Italisë, Cesar Prandelli, thotë se Mario Balotelli duhet të mësojë të pranojë disfatën, pasi skuadra e tij u mposht me rezultat 4-0 nga Spanja në finalen e Euro 2012.

“Ka momente kur ju duhet t’i mbani duart lart dhe ta pranoni disfatën. Ndonjëherë ju duhet të thoni se rivali juaj ishte më i mirë se ju”.

“I kam thënë Marios se këto janë përvoja me të cilat duhet të përballesh dhe t’i pranosh. Por po ashtu ju duhet të siguroheni që kjo t’ju ndihmojë juve të ecni përpara dhe ju mund të zhvilloheni nga kjo përvojë”.

“Kjo u ka ndodhur shumë lojtarëve dhe do të ndodh sërish, por kështu është sporti. Ne kemi pasur një kampionat evropian të shkëlqyeshëm dhe i vetmi pendim është që nuk kemi pasur disa ditë më shumë për të pushuar para kësaj ndeshje”, ka thënë Prandelli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...