Milani në kërkim të një mesfushori
Skuadra e Milanit është në kërkim të një mesfushori defensiv, pasi Sulley Muntari dhe Rodney Strasser do të mungojnë në ndeshjet e para të Serie A, si pasojë e lëndimeve.
Muntari, i cili po rikuperohet nga operacioni pritet të kthehet në dhjetor, ndërsa Strasser do të riaftësohet kah fundi i shtatorit.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Lassana Diarra i Real Madridit është i pari në listën e Rossonerëve.
Category: Futboll
0 Komente