Reali të harxhojë 23 milionë në vit për Ronaldon?

dardanmiftari | Monday, July 16, 2012 | 0 Komente

Negociatat për kontratë të re të Real Madridit me Cristiano Ronaldon kanë ngecur për shkak të ligjeve të reja spanjolle për taksat.

Rënia nga fuqia e ligjit të njohur si ‘Ligji i David Beckhamit’ do t’i detyrojë lojtarët yje në Spanjë të tatimoren si çdo përfitues tjetër i madh në vend.

Ronaldo është duke kërkuar një marrëveshje të re të vlefshme 15 milionë euro në vit, e cila do të nënkuptonte që Reali të harxhojë plot 23 milionë euro për të vazhduar kontratën e ish-lojtarit të Manchester United.

Edhe për momentin, me 9.5 milionë euro në vit sa fiton Ronaldo, Reali do të duhet të harxhojë 12 milionë euro për të mbuluar taksat shtesë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...