Milani të transferojë Balzarettin?

dardanmiftari | Tuesday, July 31, 2012 | 0 Komente

Milani shpreson ta transferojë mbrojtësin e Palermos, Federico Balzaretti, para syve të Romës.

Edhe pse sicilianët duket se kanë arritur marrëveshje me Napolin për transferimin e Italianit, Roma mbetej favorite për të transferuar mbrojtësin e majtë, i cili preferonte të luajë në kryeqytetin italian.

Megjithatë, Milani besohet se ka një shans të transferojë lojtarin duke i ofruar atij një pagë më të lartë se që ai mund të marrë te Giallorossët.

Klubi nga San Siro po ashtu mund ta përfshijë mbrojtësin kolumbian Mario Yepes në marrëveshje.

Balzaretti, i cili ka kontratë me Palermon deri në fund të sezonit të ardhshëm, ka joshur edhe vëmendjen e klubeve tjera si Paris Saint-Germain, Juventus dhe Lazio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...