Reali transferon Borja Garcian

dardanmiftari | Tuesday, July 31, 2012 | 0 Komente

Cordoba ka konfirmuar se e ka shitur mesfushorin Borja Garcia te Real Madridi për një shumë prej 1.5 milion euro.

Klubi nga Segunda Division e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes të martën, ndërsa besohet se futbollisti ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Los Blancos.

“Cordoba CF dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Borja Garcia. Kështu, Borja, i cili arriti këtu në fillim të sezonit të kaluar, është zyrtarisht lojtar i klubit të Madridit”, thuhet në komunikatë.

21-vjeçare do të vazhdojë të luajë në Ligën e dytë me Real Madrid Castilla, por nëse i bën përshtypje Jose Mourinhos, në sezonin e ardhshëm ai mund të luajë për ekipin kryesor.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...