Moratti: Sneijder mund të shkojë te Anzhi
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se ata mund ta humbin mesfushorin Wesley Sneijder te Anzhi Makhachkala gjatë afatit kalimtar veror, edhe pse ai ende e sheh holandezin si lojtar kyç për ekipin e tij.
Nerazzurrët tashmë e kanë shitur Samuel Eto’o te klubi ambicioz rus vitin e kaluar dhe së fundi disa mediume raportuan se edhe mesfushori holandez mund të ndjekë hapat e tij këtë verë.
“A mund Sneijder të ecë rrugës së Eto’o? Është e mundshme të ketë një rrezik të tillë. Sa për mua, unë e shoh Sneijder një lojtar shumë vendimtar për Interin”, ka thënë 67-vjeçari për faqen zyrtare të klubit.
Category: Futboll
0 Komente