Napoli nuk shkon në Pekin për Superkupën

dardanmiftari | Saturday, July 28, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka njoftuar se skuadra e tij nuk do të udhëtojë në Pekin për të zhvilluar ndeshjen e Superkupës së Italisë.

Sfida ndërmjet kampionit të Serie A, Juventus dhe fituesit të Kupës, Napoli, është caktuar të zhvillohet në Kinë, mirëpo 63-vjeçari refuzon ta dërgojë ekipin atje, pasi beson se udhëtimi i gjatë do të ndikojë në formën e lojtarëve.

“Pse duhet të merremi me një udhëtim në Lindjen e Largët në mes të përgatitjeve tona?”.

“Jo, Napoli nuk shkon në Pekin. Është një udhëtim i çmendur dhe një stres i panevojshëm”, ka thënë De Laurentiis për Il Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...