Phelps me zor në finale

dardanmiftari | Saturday, July 28, 2012 | 0 Komente

Notari amerikan, Michael Phelps, mezi ka siguruar një vend për në finalen e të shtunës mbrëma në garën individuale në 400 metra (400 MI).

Olimpisti më i suksesshëm në histori me 14 medalje të arta të fituara, në përballje të drejtpërdrejtë doli më i mirë se hungarezi Laszlo Cseh, i cili mbeti prapa tij për vetëm 7 të qindtat.

Me kohë më të shpejtë u kualifikua japonezi Kosuke Hagino, ndërsa bashkëkombësi dhe rivali më i madh i Phelps, Ryan Lochte, kishte kohën e tretë më të mirë.

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...