Reali demolohet nga Benfica (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, July 28, 2012 | 0 Komente

Benfica ka argëtuar shikuesit e vet në Estadio Da Luz, duke e fituar trofeun Eusebio me një fitore të thellë me rezultat 5-2 ndaj klubit mbretëror spanjoll dhe kampionit, Real Madridit.

Benfica e startoi mirë takimin duke realizuar që në minutën e katërt me Garcian për 1-0. Sidoqoftë, brenda dy minutave dy gola realizoi Jose Callejon i cili e kaloi në epërsi Realin për herë të parë dhe të fundit (18’ dhe 20’).

Sidoqoftë, gëzimi në radhët e Los Blancos zgjati vetëm dy minuta pasi, Axel Witsel realizoi për 2-2 dhe rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Benfica bëri proces të shkurtër me madrilenët. Perez dhe Martines (53’ dhe 58’) shënuan për 4-2, kurse rezultatin përfundimtar të takimit prej 5-2 e vuri përsëri Perez me golin e dytë në takim.

Ishte kjo një miqësore tejet e dobët e Real Madridit, ndërsa një humbje të tillë në përgatitjet parasezonale nuk mbahet mend të ketë pësuar ndonjëherë Jose Mourinho gjatë karrierës së tij me skuadrat e kaluara si Chelsea, Inter dhe Porto.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...