Humbja nga Benfica e parëndësishme për Mourinhon

dardanmiftari | Saturday, July 28, 2012 | 0 Komente

Real Madridi u mposht me rezultat 5-2 nga Benfica në një miqësore të vlefshme për Eusebio Cup, ndërsa trajneri Jose Mourinho nuk është i shqetësuar për këtë.

“Nuk ka gjëra të tilla si humbje të thella në ndeshjet miqësore. Ne e dinim rrezikun që po merrnim. Benfica nuk deshi të provonte gjëra të reja, ata luajtën seriozisht”.

“Shpresoj që kjo fitore ta ngrejë moralin e tyre, por në një formë të baraspeshuar. Sepse nëse i japin shumë rëndësi këtij rezultati, do të ishte negative për ta”.

“Shpresoj të kthehem këtu gjatë sezonit, por të luaj një ndeshje zyrtare dhe të fitoj atëherë kur fitorja ka rëndësi”, ka deklaruar portugezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...