Robinho: Nuk planifikoj të largohem

dardanmiftari | Saturday, July 28, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Robinho, nuk planifikon të largohet nga San Siro këtë verë dhe ka thënë se është i përqendruar në përgatitjet për sezonin e ri.

Në muajt e fundit është spekuluar vazhdimisht se braziliani do të largohet nga Rossonerët, mirëpo ai dëshiron të vazhdojë me Milanin.

“Ish-klubi im, Santos, ka bërë shumë që të më kthejë në Brazil. Megjithatë, nuk është koha që të kthehem te Santosi. Kam shumëçka për të dhënë këtu te Milani”.

“Shënova 14 gola në ligë në sezonin tim të parë këtu, pastaj në të dytin vetëm gjashtë; jam i gatshëm që t’i dyfishoj shifrat tash”, ka deklaruar Robinho për Il Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...