Silva vazhdon kontratën

dardanmiftari | Monday, July 02, 2012 | 0 Komente

Thiago Silva ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Milanin – ka bërë të ditur klubi italian.

Braziliani ishte pranë kalimit te Paris Saint-Germain në muajin e kaluar, mirëpo presidenti Silvio Berlusconi vendosi ta mbante atë në San Siro.

Pas dështimit të transferimit, agjenti i lojtarit reagoi duke kërkuar përmirësimin dhe zgjatjen e kontratës së klientit të tij.

Tani, qendërmbrojtësi u ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke shtuar edhe një vit në kontratën e tij të mëparshme, që do të thotë se do të qëndrojë te Rossonerët deri në vitin 2017.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...