Terry shpallet i pafajshëm
Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, është shpallur i pafajshëm nga gjykata e Westminsterit, pas seancave që zgjatën plot pesë ditë.
Terry ishte akuzuar për fyerje raciste ndaj mbrojtësit të QPR-së, Anton Ferdinand, por ky i fundit nuk ka arritur të vërtetojë se Terry fjalët i ka thënë në formë ofendimi.
Me rastin tashmë të mbyllur, Terry e fillon sezonin e ri plotësisht i qetë, si kampion i Evropës dhe si futbollist që nuk do të bart mbi vete peshën e një lojtari që bën fyerje raciste.
Category: Futboll
0 Komente