Xhaka nuk luan në Olimpiadë

dardanmiftari | Monday, July 09, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, ka marrë leje nga Federata Zvicerane e Futbollit të mos jetë pjesë e Zvicrës për Lojërat Olimpike, ashtu që të mund të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve për klubin.

“Nuk dua të shkoj në Londër. Fokusi im është vetëm te Borussia. Ua kam thënë këtë edhe atyre që janë në drejtim të Zvicrës”, ka thënë 19-vjeçari.

Edhe pse nuk do të jetë pjesë e Olimpiadës, Xhaka do të mund të paraqitet për ekipin senior të Zvicrës më 15 gusht për ndeshjen kundër Kroacisë.

“Vendimi i tij është i mirë jo vetëm për Borussian, por edhe Granitin. Ne besojmë se kemi gjetur një kompromis të mirë. Është e rëndësishme që ai të jetë pjesë e para-sezonit për klubin e ri. Por karriera e tij me ekipin kombëtar po ashtu është e rëndësishme, ashtu që ai do të mund të luajë për ndeshjen kundër Kroacisë në gusht”, ka thënë drejtori sportiv i M’gladbach, Max Eberl

Xhaka nënshkroi me Borussia Monchengladbach në muajin maj pas disa sezonesh të suksesshme te Baseli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...