Alarm kuqezi, dëmtohet Lorik Cana

Unknown | Wednesday, August 29, 2012 | 0 Komente

Lorik Cana ka pësuar një dëmtim shqetësues gjatë stërvitjes së djeshme me Lacion dhe është në dyshim të fortë për ndeshjen kundër Muras nesër, e vlefshme për Ligën e Europës.

Mesfushori shqiptar është detyruar të bëjë ushtrime në ujë për t’i bërë çlodhje pulpës së djathtë, tek e cila ka pësuar një kontraktim të fortë. “Lorik Cana ka punuar pasdite në ujë duke kryer ushtrime çlodhëse, por vazhdon të ndiejë dhimbje vazhdimisht, – ka thënë mjeku i Lacios, Stefano Salvatori.

– Ne diagnostikuam një kontraktim të fortë në pulpën e tij, por fakti që ai vazhdon të ndiejë dhimbje, nuk është gjë e mirë. Sigurisht që rrezikon të luajë të enjten, por rrezikon edhe në fundjavë.

Nëse situata nuk përmirësohet deri nesër (sot), atëherë do t’i bëjmë një rezonancë për të verifikuar që ky problem nuk ka të bëjë me muskulin, sepse kështu do t’i duhen të paktën dy javë pushim”. Ka shumë shanse që Lorik Cana t’ia hedhë me tri ose katër ditë pushim problemit që ka, por nëse gjërat nuk shkojnë sipas parashikimeve, ai rrezikon që të mos jetë gati për ndeshjen kundër Qipros, që luhet më 7 shtator në “Qemal Stafa”.

Për Kombëtaren tonë do të ishte një mungesë shumë e madhe, duke qenë se skuadra ende nuk është kolauduar si duhet dhe se ai mbetet lideri i ekipit në fazën mbrojtëse. Në dy ndeshjet e fundit, së bashku me Mavrajn kanë treguar sinjale shumë pozitive.

Category: , ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...