Argjentina mposht Gjermaninë

dardanmiftari | Wednesday, August 15, 2012 | 0 Komente

Argjentina ka shfrytëzuar epërsinë numerike të lojtarëve për të mposhtur me rezultat 3-1 Gjermaninë, që luajti me dhjetë lojtarë për më shumë se një orë.

Portieri i Hannoverit, Ron-Robert Zieler u përjashtua nga loja pas gjysmë ore pas një ndërhyrje ndaj Jose Sosa në zonën e rrezikut, edhe pse goditja e Lionel Messi nga pika e bardhë u mbrojt nga portieri rezervë
Marc-Andre ter Stegen.

Megjithatë, një autogol i Sami Khedira në fund të pjesës së parë i dha avantazhin Argjentinës, që në fillim të pjesës së dytë dyfishoi epërsinë me Messi i cili përmirësoi gabimin (52’).

Një gol i mahnitshëm nga Angel Di Maria (73’) vulosi dilemën e fituesit, ndërsa golin e nderit për vendasit e shënoi Benedikt Howedes nëntë minuta pa përfunduar ndeshja.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...