Xhaka shënon, Zvicra mposht Kroacinë
Granit Xhaka ka shënuar gol derisa Zvicra ka mposhtur Kroacinë në udhëtim me rezultat 4-2 në miqësoren e zhvilluar në Zagreb.
Goli i Xhakës ishte edhe i pari i ndeshjes, dhe erdhi pasi një top i mbrojtur nga portieri kroat arriti në këmbët e mesfushorit kosovar, që nuk huqi nga afërsia.
Vendasit barazuan me anë të brazilianit me nënshtetasi kroate, Eduardo, por mysafirët rikthyen epërsinë sërish në pjesë të parë me anë të Tranquillo Barnetta.
Pjesa e dytë solli po tre gola, dy për zviceranët të shënuara nga Mario Gavranovic, dhe një tjetër për kroatët të shënuar sërish nga ish-sulmuesi i Arsenalit, Eduardo.
Për Zvicrën krahas Xhakës startuan edhe tre shqiptarët tjerë, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi, ndërsa më vonë gjatë ndeshjes Behrami u zëvendësua nga bashkëlojtari i tij te Napoli, Blerim Xhemaili.
Category: Futboll
0 Komente