Shqipëria barazon me Moldavinë

dardanmiftari | Wednesday, August 15, 2012 | 0 Komente

Kombëtarja shqiptare nuk ka nxjerrë më shumë se një barazim pa gola në miqësoren ndaj Moldavisë të zhvilluar në stadiumin Qemal Stafa.

Në një ndeshje të ekuilibruar dhe jo shumë dinamike, kuqezinjtë patën disa tentime në portën kundërshtare, që nuk u konkretizuan nga reparti sulmues.

Trajneri Gianni De Biasi doli në fushë me dy sulmues, Edgar Çanin dhe Hamdi Salihin, por dyshja nuk funksionuan siç u pritën.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e pati Çani, që pas një harkimi të topin në zonë goditi me kokë, goditje që përfundoi mbi gol.

Kuqezinjtë kishin një rast të artë edhe në fund të takimit, por goditja e zëvendësuesit Erjon Bogdani sërish përfundoi jashtë porte.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...