Avokati: Bonucci do të lirohet nga akuzat

dardanmiftari | Monday, August 06, 2012 | 0 Komente

Giampietro Bianchi, avokati i mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci, beson se klienti i tij do të lirohet nga akuzat për pjesëmarrje në skandalin e basteve Scommessopoli.

Prokurori Stefano Palazzi ka kërkuar dënim prej tri vjet e gjysmë për Bonuccin, por avokati i tij beson se kërkesa e Palazzit nuk do të realizohet pasi klienti i tij është i pafajshëm.

“Prokurori na ka ofruar mundësinë që të kalojmë nga akuza për dëmtim të sportit në thjesht një dështim për lajmërim të autoriteteve për fiksim potencial të ndeshjes, mirëpo kjo do të realizohej vetëm nëse ai do t’i pranonte akuzat. Bonucci nuk ka bërë asgjë, pse duhet t’i pranojë akuzat? Është e vërtetë se ai mund të përballet edhe me gjykatën civile, por për çdo rast ai kurrë nuk do të pranonte diçka të pa vërtetë. Është vendim moral”.

“Ai do të vlerësonte mundësinë që të pranonte në rast të interesit nga Juventusi, por jo të pranojë diçka tërësisht pa e bërë kurrë”, ka theksuar avokati Bianchi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...