Bolt fiton medaljen e artë dhe vë rekord
Usain Bolt ka fituar medaljen e artë në finalen olimpike të vrapimit në 100 metra. Në këtë mënyrë, ai ka mbrojtur medaljen e fituar në Pekin, me kohën e dytë më të mirë në histori, për 9.63 sekonda.
Me këtë triumf, xhamajkani përveçse mbrojti fitoren nga Lojërat e kaluara Olimpike, bëri vrapimin më të mirë të sezonit, po ashtu arriti rekordin e dytë më të mirë në histori (pas rekordit të vendosur po nga ai në vitin 2009 në Berlin, 9.58 sekonda). Është vrapuesi i parë në histori që mbron titullin olimpik në 100 metra që nga Carl Lewisi (në Seul në vitin 1988), ndërsa ka vënë edhe rekord të ri të Lojërave Olimpike. Aktualisht mban tri rezultatet më të mira në histori në këtë disiplinë.
Kjo është medalja e katërt olimpike në katër paraqitje në LO, ndërsa në Londër e presin edhe mbrojtjet e fitoreve nga Pekini në 200 dhe 4x100 metra.
Renditja në 100 m:
1. Bolt (Xham) 9.63 sekonda
2. Blake (Xham) 9.75
3. Gatlin (SHBA) 9.79
4. Gay (SHBA) 9.80
5. Bailey (SHBA) 9.88
Category: Olimpiadë
0 Komente