Bolt: Jam afër të bëhem legjendë
Kampioni i katërfishtë olimpik Usain Bolt thotë se ai është afër për të marrë statusin e legjendës, pasi mbrëmë mbrojti titullin në 100 metra.
25-vjeçari nga Xhamajka fitoi garën me një rezultat 9.63 sekonda, duke thyer kështu rekordin e tij olimpik të vendosur katër vite më parë. Ai tash synon të thyejë edhe një rekord tjetër, atë në 200 metra, finalja e të cilit do të zhvillohet të enjten.
“Kjo medalje e artë do të thotë se jam një hap afër për të qenë një legjendë dhe po shkoj drejt saj. Kjo është vetëm një hap larg. Kam edhe 200 metra, mezi pres këtë”, ka thënë Bolt.
“A mund ta thyejë rekordin prej 19 sekondash? Kjo ka qenë në mendjen time për tash disa vite dhe këtë sezon, në këtë shteg ndjej më shumë besim në vete – do të shohim. Nuk dua të them se mund ta bëj dhe pastaj të mos e bëj. Por mendoj për këtë”, ka shtuar xhamajkani për BBC Radio 5.
Gara në vrapim 200 metra fillon të martën në Stadiumin Olimpik të Londrës, ndërsa finalja do të zhvillohet të enjten në ora 21:55.
Category: Futboll
0 Komente