Borini: Liverpooli, një klub i madh
Sulmuesi i ri i Liverpoolit, Fabio Borini, është zotuar të luajë për simbolin që mban në pjesën e përparme të fanellës dhe jo vetëm për emrin që shkruhet në shpinë.
Italiani debutoi në para-sezon në ndeshjen miqësore të së shtunës kundër Tottenhamit dhe thotë se detyra e tij e parë është të dëshmojë veten se është një lojtar ekipor.
“Jam ndjerë shumë mirë me debutimin tim. Është një fanellë e rëndësishme dhe gjëja e parë për të cilën duhet të shqetësohem është pjesa e përparme e fanellës (shenja) se sa pjesa e pasme (emri)”.
“Kjo është gjëja më e rëndësishme. Është një klub historik që ka fituar aq shumë trofe në të kaluarën dhe që dëshiron të fitojë shumë trofe në të ardhmen”.
“Ky vërtet është një cak i mirë për ta provuar dhe për të arritur. Pasi Liverpooli është një klub i madh në Angli dhe gjithkund në botë, kjo ju jep fuqi dhe forcë për të bërë më shumë. Është një arrije e madhe për mua dhe shpresoj të tregoj shumë kualitete këtu”, ka thënë 21-vjeçari.
Category: Futboll
0 Komente