Britani, fillojnë lojërat paralimpike në Londër

Unknown | Wednesday, August 29, 2012 | 0 Komente

LONDËR- Lojrat Paralimpike të shpallura si më madhështoret do të hapen sot në Londër me një ceremoni, që do të mbledhë në stadiumin olimpik më tepër se 3 000 përfaqësues në prani të Mbretëreshës Elizabeth II dhe para 80 000 spektatorëve.

Flaka paralimpike u nis nga Stoke Mandeville, djepi paralimpik, 148 kilometra nga Londra. Do të kalojë pranë monumenteve turistike në Londër duke përfshirë Piccadilly Circus, Trafalgar Square, Westminster Abbey dhe Tower Bridge për të mbërritur në stadium për ceremoninë e hapjes.

Mbretëresha duhet të deklarojë zyrtarisht Lojrat e hapura gjatë ceremonisë që do të mbledhë 3 200 përfaqësues duke përfshirë artistë me aftësi të kufizuara. E quajtur "Enlightenment", "Ndriçimi", ceremonia ka për qëllim të festojë frymën e Lojërave Paralimpike që nxisin aftësitë e njeriut. Do të festojë gjithashtu kthimin e Lojrave Paralimpike në atdheun e tyre.

Në spitalin, Stoke Mandeville një mjek kishte dëshirë t'u mësonte sport të plagosurve dhe pastaj të organizonte një konkurs ndërkombëtar në vitin 1948. Dymbëdhjetë vjet më vonë, në vitin 1960 u hapën Lojrat e para Paralimpike në Romë. Organizatorët shpresojnë gjithashtu një rekord prej katër miliardë teleshikues.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...