Capello nuk ia fillon mirë

dardanmiftari | Wednesday, August 15, 2012 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Rusisë në futboll ka barazuar me rezultat 101 në miqësoren përballë Bregut të Fildishtë, që ishte ndeshja e parë e Fabio Capellos në drejtim të skuadrës ruse.

Pas një pjese të parë pa gola, ishin vendasit që dhjetë minuta në pjesë të dytë shënuan golin e parë të takimit, përmes mesfushorit të CSKA Moskës, Alan Dzagoev.

Por derisa ndeshja i afrohej fundit, mysafirët nga Afrika shënuan golin e barazimit përmes lojtarit të Saint-Etienne, Max Gradel.

Ndeshja ishte e para në drejtim për Fabio Capellon si trajner i Rusisë dhe e para ndeshje ndonjëherë në mes të dy përfaqësueseve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...