Chicharito: Do t’i jepja të gjithë golat për titullin

dardanmiftari | Wednesday, August 01, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez, thotë se ai është i gatshëm t’i shkëmbejë të gjithë golat e tij për edhe një titull të Ligës Premier.

'Chicharito' shënoi 32 herë në të gjitha garat në dy sezonet e tij të para në Old Traffiord, por thotë se nuk ka ndonjë cak personal dhe është i fokusuar vetëm të ndihmojë ekipin të fitojë ndeshjen në cilëndo mënyrë.

“Kurrë nuk kam pasur cak për gola. Nuk dua të jem i obsesinuar me shënimin e golave. Nuk dua të jem lojtar i cili vetëm shënon gola, dhe nëse shënoj gola kam luajtur mirë dhe nëse nuk shënoj nuk kam luajtur mirë”.

“Më e rëndësishme është të japësh më të mirë për ekipin – nëse golat vijnë atëherë mirë, por nëse dikush tjetër shënon në vend timin, sërish është mirë për tifozët dhe për klubin”.

“Kurrë nuk mund të luani një kundër 11, dhe një lojtar kurrë nuk mund t’i shënojë të gjitha golat vet. Gjithmonë kam thënë, do të jepja secilin prej golave të mirë për një titull me Manchester United”, ka thënë meksikani për Inside United.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...