City, ofertë aksidentale për Messin
Manchester City ka paguar shuma të mëdha për yjet e ndryshme botërore të futbollit në vitet e fundit, por një libër i ri zbulon se një herë gjiganti anglez bëri një ofertë aksidentale prej 30 milionë funtesh për sulmuesin e Barcelonës.
Ish-drejtori Garry Cook zbulon në librin e tij “The Manchester City Years” se në vitin 2008, një zyrtar i klubit e kishte telefonuar, duke keqinterpretuar fjalët dhe duke e detyruar që ai të bëjë ofertë për Messin.
“Një zyrtar më telefonoi dhe më tha: ‘It’s all getting messy’ (po bëhet problem)”.
“Përgjatë linjave të telefonit, kjo u përkthye disi në ‘Get Messi’ (Merre Messin). Më pas bëra një ofertë prej 30 milionë funtesh për Messin. Pa pasur nevojë që të them, oferta u refuzua”, ka thënë Cook.
City më pas arriti transferime të tjera të mëdha si Carlos Tevez, Yaya Toure dhe Sergio Aguero.
Category: Futboll
0 Komente