Dardan Berisha refuzon të luajë kundër Shqipërisë
Basketbollisti shqiptar, i cili mbron ngjyrat e kombëtares së Polonisë në basketboll, Dardan Berisha, ka refuzuar të luajë ndaj kombëtares shqiptare, duke u bërë kështu protagonist.
Ndeshja kualifikuese e cila është dashur të zhvillohet në plestrën “Asllan Rusi” mes Polonisë dhe Shqipërisë e ka pasur për protagonist 23 vjeçarin nga Peja, i cili ka kërkuar nga trajneri i tij që të mos e llogarisë në ekip për këtë duel. Shkak për këtë është se Dardani po refuzon të luajë kundër kombëtares së tij, duke qenë i vetëdishëm se është një prej lojtarëve kryesorë të Polonisë.
Trajneri i Polonisë e ka kuptuar vendimin e Berishës, i cili do të refuzojë të paraqitet edhe në sfidën kthyese që do të zhvillohet në Poloni.
Takimin e zhvilluar në Shqipëri edhe pa Berishën e fitoi Polonia, ndërsa pas sfidës ai deklaroi se është shumë i vetëdishëm se çfarë e pret atë në Poloni nga mediat polake, por theksoi se para së gjithash është morali i tij ndaj kombit.

Category: Basketboll
0 Komente