Giggs lëvdon të rinjt britanikë
Legjenda britanike, Ryan Giggs, ka thënë se talentët e rinj të Britanisë së Madhe kanë të ardhme të ndritur, përkundër eliminimit të tyre të hershëm nga Lojërat Olimpike, Londra 2012.
“Natyrisht, është zhgënjyese. Ne nuk kemi qenë të mirë sa duhet. Ata ishin mirë të organizuar dhe na i vështirësuan punët. Në përgjithësi, ka qenë përvojë fantastike, lojtarët dhe stafi u kënaqën”.
“Ishte kënaqësi të luaj me aq shumë talentë. Disa i kam njohur, disa jo, por ka shumë talent në zhveshtore. Shpresoj që nëpër klube të kalojnë sezone të mira. Ata e meritojnë këtë, për shkak se qëndrimi i tyre është i shkëlqyer. Ishte kënaqësi të luaj me ta dhe të stërvitem me ta”, është shprehur Giggs.
Category: Futboll
0 Komente