Neymar indiferent ndaj vërshëllimave

dardanmiftari | Sunday, August 05, 2012 | 0 Komente

Super sulmuesi brazilian, Neymar, ka thënë se ai nuk është prekur fare nga vërshëllimat nga tifozët britanikë në ndeshjen ndaj Hondurasit.

“Unë gjithmonë jam i përgatitur për secilën situatë. Të vërshëllehem është një gjë tepër normale”.

“Hera e parë kur kam rënë në tokë ka qenë kur më kanë fauluar lojtarët e Hondurasit dhe kur u përjashtua një prej tyre. Nuk do të lejoj që kritikat të më prekin, unë thjesht dua të ndihmoj Brazilin. Futbolli mbetet i njëjtë për mua, pa marrë parasysh nëse luaj në mes të vërshëllimave apo jo”, ka thënë Neymar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...