Liverpooli shqyhet në start
West Bromwich Albion është siguruar që t’ia shkatërrojë startin gjigantit anglez, Liverpool, duke mposhtur The Reds me rezultat bindës 3:0.
Liverpooli që në fillim i fokusoi forcat në sulm, ndërsa në këtë ndeshje debutoi i transferuari Joe Allen, që nuk arriti të lë gjurmë.
Vendasit ishin ata të cilët arritën te goli të parët, duke lehtësuar gjërat për këtë takim. Zoltan Gera realizoi bukur për 1:0 pas 43 minutave lojë.
Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan dhe Liverpooli aplikoi lojë më agresive, duke lënë hapësira në mbrojtje, e të cilat i kushtuan klubit nga Anfield.
Daniel Agger shkakton penalti në minutën e 60-të, me ç’rast u përjashtua nga loja duke lënë ekipin pa një lojtar në terren. Sidoqoftë, penaltinë nuk e realizoi ai që edhe e nxorri, Shane Long.
Vetëm katër minuta më vonë përsëri Shane Long nxjerr penalti dhe kësaj radhe Peter Odemwingie (64’), u tregua shumë konkret për 2:0.
Liverpooli humbi fokusin dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi e vuri i huazuari nga Chelsea te WBA, Romelu Lukaku, i cili me kokë shënoi për 3:0 (77’).
Me këtë disfatë Liverpooli e fillon shumë keq sezonin e ri në Ligën Premier, duke vërtetuar se The Reds edhe këtë sezon vështirë se do të mund të pretendojnë për ndonjë vend në Ligën e Kampionëve, e mos të flasim fare për titullin të cilin ata e kërkojnë që dy dekada.
Category: Futboll
0 Komente