Messi i kënaqur me fitoren ndaj Realit

Unknown | Saturday, August 25, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është deklaruar i kënaqur me fitoren ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës të enjtën mbrëma.

Futbollisti më i mirë në botë shënoi nga pika e bardhë për të ndihmuar ekipin e tij të fitojë 3-2 ndaj Real Madridit në Camp Nou.

“Ndeshja ishte e zakonshme si të gjitha El Clasicot, e vështirë, por ne e kemi ditur se mund të fitojmë. Ne jemi të kënaqur me rezultatin”, ka thënë Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...