Refuzohet ankesa e Contes

dardanmiftari | Wednesday, August 22, 2012 | 0 Komente

Ankesa e trajnerit të Juventusit, Antonio Conte, kundër suspendimit prej 10 ndeshjes, për shkak të përfshirjes së tij në skandalin Scomeessopoli, ka dështuar.

Trajneri ishte suspenduar nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) deri në fund të sezonit 2012/13 pasi nuk kishte raportuar dy raste të tentimit të fiksimit të ndeshjeve gjatë kohës kur kishte qenë trajner i Sienas, dhe ky vendim tash është konfirmuar nga Gjykata Federale.

Conte më herët gjatë javës u zotua se ishte i pafajshëm dhe shprehu gatishmërinë për t’u kthyer te Juventusi për ndeshjen e parë të sezonit në Serie A që zhvillohet këtë vikend ndaj Parmës.

Por, dështimi i ankesës së tij do të thotë se ndihmësi Massimo Carrera do të vazhdojë detyrën për të udhëhequr me ekipin e parë të Zonjës së Vjetër.

Ndërkohë Gjykata Federale po ashtu ka konfirmuar shfajësimin për dy lojtarët e Juventusit, Leonardo Bonucci dhe Simone Pepe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...