Stramaccioni: Interi është po thuajse i kompletuar
Andrea Stramaccioni ka thënë se skuadra e Interit është po thuajse e kompletuar, dhe ka shtuar se ndonjë nënshkrimi i ri do të arrijë vetëm nëse do ta përmirësonte dukshëm ekipin.
Nerazzurët kanë siguruar shërbimet e lojtarëve si Samir Handanovic, Matias Silvestre, Rodrigo Palacio dhe Antonio Cassano, ndërsa sot pritet të kompletojnë edhe transferimin e Walter Garganos nga Napoli.
“Sa i takon afatit kalimtar, jam i lumtur me lojtarët të cilët mund t’i zgjedh dhe llogaris në ta. Siç qëndrojnë gjërat, po ashtu duke marrë parasysh lojtarët e lënduar, mendoj se ekipi është po thuajse i kompletuar”.
“Nëse Branca dhe Piero Ausilio sjellin ndonjë fytyrë te re nga tash deri në fund të afatit kalimtar, kjo do të jetë për të forcuar edhe më shumë grupin”, ka thënë Stramaccioni.
Inter është në negociata me Porton për transferimin e uruguaianit Alvaro Pereira, ndërsa flitet edhe për një mundësi transferimi të Nigel de Jong nga Manchester Cituy.
Category: Futboll
0 Komente