Wenger kërkon edhe dy nënshkrime

dardanmiftari | Wednesday, August 22, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, dëshiron edhe dy nënshkrime të reja para mbylljes së afatit kalimtar.

Wenger dëshiron ta shtojë në ekip mesfushorin e Real Madridit, Nuri Sahin, si zëvendësim për Alex Song që nënshkroi me Barcelonën, dhe po ashtu synon një mbrojtës para fundit të muajit.

“Ne jemi duke kërkuar të sjellim edhe një mesfushor sigurisht, dhe ndoshta një mbrojtës, pasi ende mendojmë se jemi të mangët në këto pozita”, ka thënë francezi për faqen zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...