Zubizarreta: Do të shesim lojtarë
Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, thotë se disa lojtarë mund të shiten në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Megjithatë ai nuk ka dhënë emra dhe nuk ka zbuluar detaje tjera shtesë.
“Ne duam që skuadra jonë të jetë shumë më e vogël. Derisa afati kalimtar të mbyllet, ne kemi disa opsione interesante për të shikuar, dhe jemi duke punuar me disa agjentë për të parë nëse mund të gjejmë vendet më të mira për disa prej lojtarëve që të zhvillojnë karrierat e tyre sportive”, ka thënë Zubizarreta.
Category: Futboll
0 Komente