Zyrtare: Viola huazon Vivianon

dardanmiftari | Wednesday, August 01, 2012 | 0 Komente

Fiorentina ka zbuluar në faqen zyrtare se ka siguruar shërbimet e Emiliano Viviano nga Palermo në formë huazimi njëvjeçar, me mundësi për ta bërë transferimin të përhershëm në fund të sezonit të ardhshëm.

Trajneri Vincenzo Montella dëshironte një portier tjetër në ekipin e tij para fillimit të sezonit të ri, dhe ish-sulmuesi i Romës tash ka marrë përforcimin që ka kërkuar.

Viviano i është bashkuar Palermos nga Interi në formë bashkëpronësie në janar të këtij viti, dhe menjëherë u bë zgjidhje e parë te sicilianët. Megjithatë, 26-vjeçari tash do ta vazhdojë karrierën te Fiorentina.

Viola po ashtu ka nënshkruar edhe me mesfushorin Francesco Della Rocca nga Eagles, edhe kësaj here në formë huazimi njëvjeçar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...