Fitojnë Gjermania dhe Suedia

dardanmiftari | Tuesday, September 11, 2012 | 0 Komente

Kombëtarja gjermane është treguar më e fortë se Austria duke fituar si mysafir me rezultat 2-1.

Marco Reus i kaloi gjermanët në epërsi në fund të pjesës së parë (44’), ndërsa Mesut Oezil e dyfishoi epërsinë nga penaltia (52’).

Golin e nderit për austriakët e shënoi Zlatko Junuzovic (57’).

Nga ana tjetër, Suedia ka triumfuar me rezultat 2-0 kundër Kazakistanit. Me golat e Rasmus Elm (37’) dhe Marcus Berg (90’), kjo përfaqësuese arkëtoi pikët e para.

Gjermania mban kreun e Grupit C me gjashtë pikë pas dy ndeshjesh, ndërsa Suedia është në vend të dytë me tri pikë, aq sa ka edhe Irlanda një vend më poshtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...