Mancini: Aguero më shpëtoi nga shkarkimi
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, në mënyrë sensacionale ka zbuluar se po të mos e shënonte Sergio Aguero golin e titullit, atëherë ai do të ishte shkarkuar.
Daily Star shkruan se Mancini kishte frikë për t’u shkarkuar në rast të humbjes së titullit, por ai u sigurua kur Aguero siguroi titullin për Cityn.
“Po të mos e kishte shënuar Aguero golin e titullit, atëherë ata do të kishin punësuar një menaxher tjetër”, është shprehur ‘Mancio’.
Category: Futboll
0 Komente