Mehmedi: Provokimet ishin të pritshme
Admir Mehmedi thotë se është shumë normale të mos pritesh mirë nga tifozët e kombëtares shqiptare kur ti luan kundër tyre.
Sulmuesi i Dinamo Kievit, i cili u inkuadruar në ndeshje si zëvendësues i Valentin Stocker-in, thotë se para ndeshjes në Luzern nuk ka pasur ndonjë presion ndaj lojtarëve shqiptarë.
“Presion të veçantë nuk kemi pasur por kjo ka qenë një lojë speciale sepse kur si shqiptar do të luash kundër Shqipërisë, është gjithherë diçka speciale”.
“Ne e kemi ditur se tifozët e Shqipërisë nuk do të na presin mirë. Megjithatë nuk ka pasur ku me ditë çfarë provokimi. Fundja, nuk është normale që kur luan për Zvicrën të të presin mirë tifozët e Shqipërisë. Kështu e ka futbolli”, ka thënë ai.
Mehmedi mendon se kombëtarja shqiptare ka treguar karakter të fortë duke kërkuar fitoren por, sipas tij, tre pikët shkuan për më të mirët.
“Ata kanë luftuar, janë munduar shumë për fitore, por në fund ka fituar me meritë cilësia më e lartë e skuadrës sonë”, ka shtuar shqiptari me prejardhje nga Maqedonia.
Category: Futboll
0 Komente