Nuk po bisedohet për kontratën e Messit

dardanmiftari | Wednesday, September 05, 2012 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka sqaruar spekulimet rreth mundësisë së rinovimit të kontratës së Lionel Messit.

Superylli argjentinas ka kontratë me Blaugranët deri në vitin 2016, ndërsa ai gjithmonë ka thënë se dëshiron ta përfundojë karrierën në Camp Nou.

Mirëpo, ish-portieri spanjoll thotë se ende nuk është diskutuar asgjë rreth kësaj çështjeje.

“Nuk kemi biseduar për çështjet kontraktuale me Messin. Kur të vijë koha, do të flasim, por jo në publik”, ka thënë Zubizaretta në një konferencë për media.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...